“Maqedonia e Veriut është e mirë se ardhur si vendi i 30-të I NATO-s dhe shpresoj se integrimi I plotë mund të ndodhë në Samitin e Aleancës në Londër, kur do të shënohet 70-vjetori I themelimit të NATO-s”.

Kështu ka deklaruar Zv/Sekretari I Përgjithshëm I NATO-s për Sfida të Sigurisë, Antonio Misiroli gjatë një takimi me Kryeministri Zoran Zaev. Zaev ka rikujtuar se deri më tani 20 vende anëtare të NATO-s kanë ratifikuar protokollin aderues, kurse në disa vende procedura e ratifikimit është në vazhdim e sipër.

 “Shpresoj se procesi do të kompletohet deri në Dhjetor të vitit 2019, kur Aleanca do ta kremtojë 70-vjetorin e ekzistimit me 30 vende anëtare, që do të jetë një mesazh i Aleancës për politikat e dyerve të hapura për vendet tjera që kanë aspirata të këtilla. Anëtarësimi në NATO është plotësimi i qëllimeve strategjike sëbashku me integrimin në Bashkimin Europian”, ka thënë Kryeministri Zaev.

Këto komente kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut i bëri gjatë prezantimit të dixhitalizimit të sistemit për menaxhim me kriza në organizim të Qendrës për ballafaqim të krizave dhe NATO-s, që ka financuar instalimin e të ashtuquajturit Sistemin Komandues të brezit të ardhshëm, ku nga viti i ardhshëm pritet koordinimi përmes platformës së vetme të internetit, që në mënyrë më efikase t’u përgjigjen sfidave siç janë tërmetet, zjarret, përmbytjet apo fatkeqësitë e tjera natyrore.

Tv Klan