Kryeministri

Zoran Zaev në Klan Debat fillimisht theksoi se ka qenë viktimë e transparencës

së tij ndaj të gjithëve. Ai pranon se duhej të kishte kontrolle më të mëdha të

bisedave të zhvilluara telefonike, por siguron se nuk ka ndarë sekrete

shtetërore. Duke komentuar bisedën telefonike me dy komedianët rus për çështjen

e Kosovës ai thotë se është sqaruar me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë. Por,

për Maqedoninë e Veriut – siç tha me interes është dialogu dhe zgjidhja

paqësore e dialogut Prishtinë-Beograd.

Zoran Zaev: Duhet të gjendet një zgjidhje që do të jetë e mirë për shqiptarët, serbët dhe të tjerët që jetojnë në Kosovë, por zgjidhja duhet të sigurojë paqë të përhershme drejt integrimeve evropiane të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor që të përforcohet bashkëpunimi rajonal. Këto janë dëshirat tona.

 Duke folur për marrëdhëniet me Shqipërinë

Kryeministri Zoran Zaev se Kryeministri Rama ka 

pranuar sqarimin e Pendarovskit rreth deklaratës për të veçuar dy vendet

drejt datës së negociatave. Interesi I vendit tonë është që të shkojmë bashkë

me Shqipërinë – tha Zaev.

Nëse hyjmë bashkë

do të ndihmohemi me njëri-tjetrin. Mund ta konfirmoj se ekziston një miqësi e

fortë mes Ramës dhe kancelares gjermane Merkel. Ajo është përkrahëse e fuqishme

e integrimeve të RMV-së dhe Shqipërisë.                   

Duke folur për marrëdhëniet me fqinjët Kryeministri Zaev  tha se pas fitores në zgjedhjet në Greqi ka kontaktuar me Kryeministrin Micotakis dhe se është vendosur së shpejti të realizojnë një takim.

Tv Klan