“Të miratohet sa më shpejt ligji për PSP”

Kryeministri Zoran Zaev, lidhur me vendimin për pasardhës të Janevës, bëri thirrje që për këtë çështje të reagohet sa më shpejt, në përputhje me ligjet për ushtruesin e detyrës Prokuror Special Publik, dhe apelon deri të VMRO-DPMNE-ja dhe te LSDM-ja t’I përafrojnë qëndrimet për Prokurorinë Publike.

 Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut: Kjo është një arsye më shumë, veçanërisht për politikanët, si nga VMRO-DPMNE ashtu edhe nga LSDM që të miratojmë sa më shpejt ligjin për Prokurorinë Publike. Kohën e kemi të kufizuar pasi ligji u dorëzua në parlament të martën ndërsa mandati i Prokurorisë Speciale Publike mbaron më 15 Shtator. Një arsye më shumë është që PSP-ja është pa kryeprokurore.

Edhe pse u paralajmërua për sot takimi i grupeve të punës së partive politike që po punojnë në ligjin për Prokurorinë Publike, i njëjti është anuluar dhe është caktuar për të hënën.         

Tv Klan