Zaev: Refuzimi i BE ngrin marrëveshjen me Greqinë

Zaev: Refuzimi i BE ngrin marrëveshjen me Greqinë

10:36 29/10/2019

“Është e lidhur ngushtësisht me progresin e vendit tonë”

Në intervistën për shërbimin grek të Euroneës, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka theksuar se vendimi i BE-së që të mos i jepet datë për fillimin e negociatave Maqedonisë së Veriut, rrezikon Marrëveshjen e Prespës.

Saktësisht, kjo do të thotë se pjesët për përdorim të brendshëm të emrit të ri do të bllokohen dhe nuk do të mund të zbatohen. Zaev ka sqaruar se disa pjesë të Marrëveshjes së Prespës janë të lidhura ngushtë me progresin e Shkupit drejt BE-së.

“Ekziston lidhshmëria midis zbatimit të marrëveshjes dhe hapjes e mbylljes së negociatave aderuese. Në veçanti në pjesën për përdorim të brendshëm. Miqtë tanë grekë pranuan se ne këtë e bëjmë për shkak të së ardhmes së Maqedonisë së Veriut në BE. Në këtë kontekst Marrëveshja e Prespës nuk mund të zbatohet, disa pjesë do të ngrijnë”.

Këtë sot e sqaroi edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, duke referuar para Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane .

“Marrëveshja e Prespës nuk mund të implementohet tërësisht nëse jemi jashtë procesit aderues me BE-në, sikurse nuk mund të hynte në fuqi nëse Parlamenti grek nuk e ratifikonte edhe protokollin aderues për NATO”.

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sërish e quajti padrejtësi vendimin e BE-së për mosdhënie të datës së negociatave.

Deputetët e opozitës kanë braktisur seancën e komisionit parlamentar. Ata kërkojnë dorëheqjen dhe përgjegjësi morale nga ministri i Jashtëm Dimitrov dhe Zv/Kryeministri Osmani për shkak të dështimit në Samitin e BE-së në Bruksel.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi