Pasi kërkoi falje

nga presidentet e Kosovës dhe Serbisë, i erdhi rendi ta ulë topin edhe me

ruset. Kryeministri Zoran Zaev, u paraqit sot në hapjen e pompës së benzinës në

hyrje të Haraçinës, kur prezent ishte edhe ambasadori rus, Sergey Bazdnikin.

Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut: Pasi të përfundojmë këtu shkojmë në një takim që e kemi parashikuar para 10 ditësh, për shkak se kemi komunikim të rregullt me të gjithë ambasadorët, ashtu edhe me ambasadorin rus. Federata ruse është mik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këto performaca të rrejshme që janë bërë edhe ndaj meje për fat të keq, janë punë private, nuk janë akt i Federatës Ruse.

Zaev tha se

anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, nuk do të thotë se do të jemi armiq

të Federatës Ruse. Një shtet i vogël si Maqedonia e Veriut, dëshiron miqësi me

të gjitha shtetet.

“Ka shumë qendra të fuqishme që nuk u intereson që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e NATO-s, dhe këtë e thonë qartë shumë shpesh. Unë i kuptoj argumentet që kanë për këto qëndrime, por edhe një herë e përsëris se alternativë përveç anëtarësimit në NATO dhe BE nuk ka dhe ky është përcaktim i qytetarëve”. 

Përveç audio

xhirimeve, portale të afërta me opozitën, filluan të publikojnë edhe fotografi

nga mesazhet që i kanë ndërruar Zaev dhe Poroshenko i rrejshëm.