Zaev: Zgjedhjet lokale të mbahen më 31 Tetor


Zaev: Zgjedhjet lokale të mbahen më 31 Tetor

17:24 20/07/2021

“Me partitë e mëdha kemi marrëveshje për listat e hapura në zgjedhje lokale”

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut të mbahen më 31 Tetor, me qëllim që fushata të mos përkojë me regjistrimin e popullsisë. Kështu deklaroi numri një i LSDM-së Zoran Zaev, i cili tha se ky propozim do të duhet të merr aprovimin e të gjitha partive politike dhe pas kësaj ajo do të futet në Kodin Zgjedhor.

Zaev nënvizoi se mes LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së  dhe ASH-AAA-së ekziston marrëveshje për lista të hapura të këshilltarëve në zgjedhjet e ardhshme lokale, por kjo gjë duhet të shihet edhe me partitë e vogla.

“Mendoj se kemi arritur marrëveshje, ministri Mariçiç do t’i thotë detajet, pasiqë mes LSDM-së, VMRO-DPME-së, BDI-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës ka marrëveshje, tani me partitë e vogla për listat e hapura. Kjo gjë nuk është e zyrtarizuar pasiqë kjo gjë do të duhet të bëhet zyrtare kur kërkuesit më të mëdhenj që ishin partitë e vogla, të jenë të kënaqur me këtë përparim të modelit demokratik. Bëhet fjalë për lista të hapura, ku do të votohet në listë, keni një proferencë. Përskaj kësaj propozohet që pragu të jetë së paku 3 përqind”.

Në pyetjen se kë do mbështesë LSDM në Tetovë, BESËN apo BDI-në, Zaev tha se do ta mbështes LSDM-në, respektivisht do të marrë pjesë në zgjedhje me kandidat të vetin. Në rrethin e dytë të zgjedhje tha ai, është shumë e logjikshme që të mbështes kandidatin e partisë me të cilën është në koalicion.

“Me Menduh Thaçin jam takuar dikund para dy-tre javëve, dy javë po ashtu me Bilal Kasamin, deri në fund të kësaj jave duhet të takohem me Ali Ahmetin. Në përgjithësi të gjithë jemi realist në pjesën e pozicionimit, dhe të gjithë konfirmojmë ndihmë të përbashkët, sepse jemi në koalicion në nivel qëndror që pas zgjedhjeve mbetet si koalicion, por do të ishte mirë, ajo të kalohet edhe në nivel lokal. Tani zgjedhjet lokale janë ndryshe nga parlamentaret dhe varet shumë nga kandidatët”.

Kreu i LSDM-së, paralajmëroi se në rrethin e parë 50 përqind e kandidaturave të LSDM-së do të jenë të përbashkëta me partnerët e koalicionit, ndërsa gjysma tjetër kandidatë partiak. Ndërsa 25 ose 30 përqind për rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Klan Macedonia







Të ngjashme