Kryeministri Zoran Zaev ka marrë vendim për shkarkimin e të gjithë Kryetarëve të Degëve Komunale të LSDM-së. Bëhet fjalë për 78 degë komunale. Organet dhe trupat e LSDM-së do të miratojnë vendim për fillimin e procedurës për zgjedhje të udhëheqësive të reja.

“Të gjithë kryetarët e organizatave komunale, gjithsej 78 kryetarë nga 80 komuna janë shkarkuar dhe organet partiake menjëherë do të marrin vendim për fillimin e procedurës për zgjedhjen e udhëheqësisë së re”.

Gjithashtu Kryeministri Zaev informoi se në gjysmën e parë të Qershorit do të ndodhin ndryshimet në ndërmarrjet publike, ministritë dhe institucionet e qeverisë. Për riformatimin qeveritar vendimet do t’i marrin partnerët e koalicionit. Zaev dhe Ahmeti patën një takim rreth kësaj çështjeje, kurse javën tjetër me siguri se do të ketë një takim tjetër.

Tv Klan