Largimi i Neymar nga Paris Saint German vazhdon të mbetet një serial me shumë episode dhe finalizimi është ende i paqartë. Në rast largimi Parisi tashmë i ka vënë syrin zëvendësuesit të tij, Wilfreid Zaha, 26 vjeçarit që aktivizohet me Crystal Palace në Premiere League.

Në mediat angleze shkruhet se Parizienët janë gati të ofrojnë plot 100 milionë paundë për të afruar sulmuesin nga Bregu i Fildishtë. Lojtari që karrierën e tij deri më tani e ka kaluar mes Manchester United dhe Crystal Palace është transferuar përfundimisht tek shqiponjat në 2015-ën për vetëm 3 milionë euro.

Gjatë këtyre sezoneve Zaha ka shënuar 53 gola dhe asistuar 65 të tjerë.

Klan Plus