Në fund të intervistës së dhënë mbrëmjen e kësaj të premteje në “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama ka ftuar djalin e tij të vogël Zaho, për të bërë një përshëndetje për Arjan Çani.

Kjo pasi Çani “ishte dyshues” nëse Zaho ishte duke e pritur kryeministrin për të përfunduar intervistën dhe për të qëndruar së bashku, apo jo.

Edi Rama: Do më lesh pa bërë detyrat ndaj Zahos, të lutëm. Se gruaja është mësuar të rrijë me mua deri në 5 të mëngjesit…

Arjan Çani: Rama 2 sekonda se e di shumë mirë që s’ke kohë të merresh me Zahon, po më dëgjo pak…

Edi Rama: E ke shumë gabim!

Arjan Çani: Bëj shaka mo burr, po në këtë orë jo, se Zaho duhej të ishte në gjumë.

Edi Rama: Zaho? Zaho?

Arjan Çani: Do ta nxjerrësh?

Edi Rama: Thuaj të fala Arjan Çanit, mos dil në ekran jo… E dëgjove? Bërtit! E dëgjove?!

Arjan Çani: Po pse e mban zgjuar në këtë orë?

Edi Rama: Po më pret mua se kemi atë pjesën tonë për të bërë… Zaho më fal se është një shoku jot këtu, që është më i vogël se ty… /tvklan.al