“Cënoi nderin dhe të dhënat personale”

Zaida Çobo, nëna e 15-vjeçarit, i cili u rrah gjatë kohës së karantinës nga disa punonjës policie, ka paditur në gjykatë, Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Veprimi i 40-vjeçares vjen disa ditë pas deklaratës së kryepolicit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, se djali i saj vinte nga një familje jo e mirë. Ketë ai e argumentoi me një video ku Zadia Çobo ka qenë duke luajtur në një film dhe në dorë mbante një pistoletë.

Sipas Veliut ky filmim mjaftonte për të verifikuar se nga çfarë familje vinte adoleshenti, i cili u konfrontua me policinë. Çobo e akuzon për cënim të nderit, dinjitetit dhe publikimin e të dhënave personale dhe kërkon dëmshpërblim në vlerën e 1 milionë lekëve.

Ndërsa Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pezullimin nga detyra të një prej policëve që dhunuan 15-vjeçarin, vendim i cili do të merret nga gjykata.

Tv Klan