Këngëtarja shqiptare, Zajmina Vasjari përmes një postimi në Instagram tregoi se çfarë është e rëndësishme që të bëjë çdo femër në këto ditë izolimi.

Ajo u shpreh se përveç punëve të shtëpisë dhe kujdesit për fëmijën është shumë e rëndësishme që të kujdesesh edhe për veten.

Pra, ti lan, shpëlan, gatuan, merr pluhurat, hekuros, ke dhe një fëmijë që do shumë përkujdesje dhe dashuri, por kurrë mos harro të duash dhe veten dhe të kujdesesh për të. Mos u bëj shok me burrin në karantinë, rri po ajo që atij t’i bëjnë sytë kur të shikon“.

Zajmina ka gjithashtu edhe një këshillë për të gjitha gratë që nuk duhet të bëhen shok me burrin në karantinë. Sipas saj duhet të jesh po e njëjta duke u kujdesur për pamjen që ti tërheqësh vëmendjen atij./tvklan.al