Mirënjohja është virtyti që e fisnikëron njeriun. Mirënjohja është më shumë se një ndjenjë, më shumë se një faleminderit, është një virtyt që e pasuron atë që e shfaq dhe e lumturon atë që e merr. Sa më shumë njeriu shpreh mirënjohje, aq më e madhe është mirëqenia e tij shpirtërore. Për të diskutuar mbi mirënjohjen, në emisionin “Rudina” ishin të ftuar Luljeta Bozo, shkrimtarja Diana Çuli, Bledi Starkosha, Enkel Demi.

Luljeta Bozo, profesoreshë në fushën e inxhinierisë, është një nga emrat më të vlerësuar akademikë në Shqipëri.

Mirënjohja është nga ndjenjat më fisnike, qoftë edhe për gjëra të vogla fare. Kur flet për një njeri, që ke bërë shumë dhe nuk ta di fare ajo të vret shumë në brendësi, sepse nuk ke nevojë për gjë tjetër, ke nevojë ta shprehësh me ndjenjën tënde me një vepër fare të thjeshtë. Në situata të vështira kur kalon një familje, në rastin tonë një situatë shumë e vështirë, kjo e tërmetit ka shumë rëndësi që njerëzit të jenë shumë afër me njëri-tjetrin, ta ndihmojnë shumë njëri-tjetrin dhe t’i gjenden njëri-tjetrit. Kjo ndjenjë të jep forcë për të bërë vepra gjithmonë edhe më të mira”.

Diana Çuli është shkrimtare, përkthyese dhe studiuese e njohur e letërsisë shqipe, e vlerësuar me çmime në konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare. Libri i saj “Vrasje në Kryeministri” mori çmimin si libri “Artistik i Vitit”, në ndarjen e çmimeve Kult. 

Besoj që është e rëndësishme sepse mirënjohja mori një kuptim edhe më të gjerë edhe në aspektin fetar. Njerëzit që filluan të besonin në mënyrë më të strukturuar duhet të ishin mirënjohës ndaj Zotit për të mirat që kishin ata. Është edhe dita e mirënjohjes sot. Kjo është për besimtarët, por edhe ne laikët, mirënjohja është cilësi që njeriun e bën të lumtur. Është një shprehje e vjetër popullore që thotë “Tersi i Pojanit”, njeriu që çdo gjë e bën ters. Ankohet gjithë kohën, nuk i pëlqen asgjë ka shumë të mira, por si sheh të mirat që ka edhe thonë ky është tersi pojanit na i bën edhe neve ters. Se duke folur kështu ty të vjen një energji negative dhe të ndodhin gjëra të këqija”.

Bledi Strakosha, prej 25 vitesh në televizionet shqiptare. 

Ne jetojmë në një botë, sidomos kjo e medias ose artit në përgjithësi, në Shqipëri dhe është pak hipokrite për hir të së vërtetës dhe ti fillon dhe lexon dhe kupton kur dikush të do vërtet fort. Marrëdhëniet në fund të fundit dhe energjia është e ndërsjelltë, se po mos jetë e ndërsjelltë nuk funksionon. Mirënjohja është një gjë shumë e rëndësishme dhe është falas, mund ta themi, mund ta ndjejmë, jo domosdoshmërisht ta shprehim se shpeshherë mund të jesh mirënjohës pa e shprehur këtë gjë. Sidomos në realitete si Shqipëria, mua më ka ndodhur që ndonjëherë për shkak se të kanë mbështetur apo të kanë bërë një nder pretendojnë të të diktojnë një sjellje të caktuar, për hir të këtij favori ose kësaj ndihme që të kanë dhënë. Po mirënjohja nuk imponohet”.

Enkel Demi, gazetar dhe moderator me emisionin  “ABC-ja e Mëngjesit” me Enkel Demin.

Gjërat e vogla kanë shumë rëndësi. Ka patur një zakon të vjetër shqiptar që tani jeton vetëm nëpër katundet e Shqipërisë, nuk jeton më nëpër zonat urbane, ku njerëzit çohen në mëngjes dhe i thonë njëri-tjetrit “Mirmëngjes” dhe pa e njohur. Kjo është një nga gjërat më të bukura që mund të qëllojë në jetë që ti mund të dalësh në rrugë dhe të përshëndetesh me të gjithë’./tvklan.al