Në një lidhje në Skype, për programin “Historia ime” në Tv Klan, ishte aktorja Zamira Kita. Ajo u shpreh se është mbyllur në karantinë me kohë të plotë, pasi në 7 Mars është kthyer nga Greqia dhe ishte e detyruar të qëndronte 14 ditë e izoluar. Por edhe pas këtyre ditëve, aktorja zgjodhi të mos dilte fare nga shtëpia për shkak të situatës.

Zamira Kita: Unë jam e mbyllur në karantinë të plotë. Kalova një 14 ditësh sepse isha kthyer nga Greqia dhe isha e detyruar të qëndroja, në datën 7 Mars isha kthyer, por gjithsesi kam ndenjur 14 ditë. Më pas kam vazhduar për shkak të situatës sepse është mirë që të qëndrojmë në shtëpi, të lehtësojmë punën e mjekut dhe gjithë sektorit të mjekësisë, se tani ne dimë në ç’gjendje është dhe sa mund të përballojmë, kështu që duke qëndruar në shtëpi do e minimizojmë. Do eleminojmë faktin që ne të prekemi, por edhe prindërit t’i ruajmë, se për ata është më e vështirë.

Mirela Milori: Si e organizon ditën Zamira, del ndonjë çikë, si e keni ndarë në shtëpi?

Zamira Kita: Unë nuk dal fare, kurse bashkëshorti del sepse jemi të detyruar për ndonjë furnizmi të vogël, njëherë në dy ditë. Vajza qëndron në shtëpi nuk del. Unë e organizoj kështu, në mëngjes merrem me ato punët e vogla të mëngjesit, se ne kuptohet nuk na rrihet pa bërë punë, aq më tepër që kjo është një kohë, në thonjëza e bukur për ne, sepse unë asnjëherë nuk kam qenë kaq e lirë dhe me kaq shumë kohë, për të bërë gjëra që i takojnë shtëpisë. /tvklan.al