Drejtoresha e TKOB tha eksluzivisht për emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan se nesër do të promovohet kalatogu  me foto historike të premierave absolute ndër vite.  Ai do të publikohet në formë dixhitale online dhe si dhe në kopje fizike.

Zana Çela: Por nesër gjithashtu dua të them dhe një gjë tjetër, që e them eksluzivisht përsëri për ju, ne nesër njëkohësisht do të promovojmë edhe një katalog i cili është katalogu historik i premierave absolute të Teatrit të Operas dhe Baletit që e ne kemi titulluar “Historia në imazhe”. Aty në këtë katalog 152 premiera absolute, që do të thotë kur është vënë për herë të parë një titull, kur është vënë për herë të parë opera “Traviata”, “Mrika”, baleti “Liqeni i Mjelmave” apo “Halili dhe Hajria”. Ky katalog ka të përfshirë të gjithë historinë në imazhe të premierave absolute të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Rudina Magjistari: Do të jetë i mundur për artdashësit?

Zana Çela: Ky është një katalog dixhital sepse nesër do ta fusin në ueb dhe njëkohësisht do të kemi kopje të printuara, të limituara por çdeokush mund të hyjë në uebin e TKOB dhe ta shohë.

Çela tha se ka pasur një interesim shumë të madh për këtë botim nga familjarët dhe nga publiku./tvklan.al