Zana Çela është Drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, ku dy kandidaturat në garë ishin tenori Josif Gjipali dhe producentja Zana Çela.

Nga dy kandidaturat që propozoi Miinistria e Kulturës, kryeministri ka zgjedhur vetëm një dhe më pas është miratuar në qeveri.

Zana Çela, themeluesja e konkursit Ndërkombëtar Operistik “Mari Kraja”, rikthehet në këtë post, pasi ajo e ka drejtuar TKOB nga viti 2000 – 2003. ku u largua pas protestave të nisura nga artistët./tvklan.al