Sulmuesi dhe klubi verdhekuq kanë gjetur akordin, 23-vjeçari do të firmosë edhe për pesë sezone
Roma dhe Nikolo Zaniolo janë shumë afër rinovimit. Sulmuesi 23-vjeçar është gati që të firmosë me verdhekuqtë deri në Qershor të 2027-ës. Palët e kanë arritur akordin mes tyre.
Zaniolo do të përfitojë 4 milionë Euro në sezon, shto këtu edhe bonusin.
Në kontratën e re do të ketë edhe një klauzolë shitjeje me vlerë 50-60 mln Euro. Sipas “Gazzetta delloSport”, firma në kontratën e re pritet që të hidhet brenda pak ditësh. Bonuset do të jenë individuale dhe për arritjet e ekipit.
Në verë, interes për 23-vjeçarin pati nga Juventusi dhe Totenhemi, e futbollisti ishte afër largimit.
Vedhekuqtë kishin gjetur akordin me “Spërsat”, ku Zaniolo do të huazohej me të drejtë blerjeje, me vlerë 55 mln Euro.
Por akordi nuk u finalizua pas ndërhyrjes së Zhoze Murinjos dhe sulmuesi qëndroi në kryeqytet edhe për një tjetër sezon.
Vlerësimi që trajneri ka, dashuria e tifozëve dhe rritja si futbollist kanë bindur drejtuesit t’i ofrojnë një kontratë të re.
Klan News