Zayn Malik i ka mbajtur fansat për muaj të tërë në pritje të albumit të tij të parë solo “Mine of Mine”.

Dhe duke ndjekur suksesin e tij të madh të debutimit vetëm, Zayn Malik tashmë ka zbuluar edhe titullin e këngës së tij të dytë, pjesë e albumit, “It’s You”, gjatë performancës së tij të parë pas ndarjes nga grupi “One Direction” vitin e kaluar.

Ish-ylli i “1D” , 23-vjeçari Malik ka kënaqur të gjithë fansat e tij me vokalin e jashtëzakonshëm dhe melodioz gjatë interpretimit në “The tonight show” të Jimmy Fallon të mërkurën, i cili besohet që këngën t’ja ketë kushtuar ish të fejuarës së tij Perrie Edwards./tvklan.al