Katër të rinj kanë rënë në pranga, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje banesash në Kavajë.

Operacioni policor i koduar “Perimetri”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë bëri të mundur arrestimin e G. I., 25 vjeç; S. K., 27 vjeç;Q. P., 43 vjeç; V. L., 19 vjeç

Ndalimi i tyre u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë të 13 vjedhje banesash në territorin Kavajës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”./tvklan.al