Për Gjykatën e Posaçme të Apelit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, për shkak të pushtetit që ka mund të intimidoj dëshmitarë dhe të prishë prova duke rrezikuar hetimin.
Në qendër të këtij të fundit konsiderohet aktiviteti i Bashkisë së Tiranës dhe për këtë krijohet rreziku i marrjes së provave në vijim.
Apeli shton se është provuar se një pjesë e dëshmitarve të thirrur nga SPAK janë takuar më parë nga bashkëshortja e kryebashkiakut dhe në këto takime kanë qenë edhe zyrtarë të lartë të Bashkisë.
Në vendimin e zbardhur gjithashtu gjyqtari Engert Pëllumbi konsideron si argument për të mos ndryshuar masën e sigurisë “Arrest në burg” edhe rrezikun që i pari i Tiranës të arratiset.
Shkalla e Dytë e Gjykatës së Posaçme sqaron se gjatë shqyrtimit të çështjes gjeti të drejtë edhe argumentin e Shkallës së Parë për intimidim e grupit të hetimit, si dhe ka marrë në konsideratë edhe sjelljen e të hetuar në ambientet e paraburgimit të Durrësit.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në qeli për dyshimet se është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, akuza që janë mohuar prej tij në disa reagime publike, por edhe para gjykatës.
Ndërkohë pas zbardhjes së vendimit, avokatët e Veliajt pritet t’i drejtohen Gjykatës së Lartë me rekurs, për të goditur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Tv Klan