Një nga pistat ajo e përplasjes për trafikun e drogës

Një ditë pas ekzekutimit të Nikola Ikonomit pranë banesës  në fshatin Resulaj të Selenicës, detaje të reja kanë dalë në dritë. Mbi 47-vjeçarin që njihej edhe me emrin Laver Tozaj  është qëlluar 5 herë. Dy prej plumbave e kanë kapur në kokë dhe 3 të tjerat në pjesën e kraharorit.

Ka dyshime që atentati të jetë kryer nga një person i vetëm, për shkak se viktima është qëlluar shumë afër dhe më pas është larguar duke shfrytëzuar errësirën. Hetuesit kanë dyshime se autori e  njihte mirë zonën pasi u largua pa u vërë re nga askush.

Një nga pistat e hetimit është ajo e hakmarrjes që lidhet me të shkuarën e 47-vjeçarit. Ai kishte jetuar për disa kohë në Greqi ku dyshohet se është marrë edhe me trafik droge. 

Në vitin 2005 ishte dënuar me 6 vite gjysmë burg nga Gjykata e Vlorës për trafik droge. Në këtë kohë 47-vjeçari kishte ndryshuar identitet, nga Laver Tozaj në Nikola Ikonomi. Policia është  duke verifikuar edhe ndonjë konflikt të familjareve te tij ne Greqi.

Në pyetje janë marrë në pyetje 15 persona, mes tyre dhe gruaja dhe vëllezërit, të cilët kanë mohuar të kenë pasur konflikte. Nikola Ikonomi u gjet nga bashkëfshatarët i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Më pas u transportua në spital, por ndërroi jetë.

Tv Klan