Pak para se të niste seanca plenare, socialistet kane mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar mbi veprimtarinë parlamentare dhe po ashtu qëndrimin që mazhoranca do të mbajë në raport me opozitën e rikthyer në Kuvend.

Burime për Klan News bëjnë me dije se para nisjes së diskutimeve socialistët kanë votuar me 72 vota pro, Taulant Ballen në krye të Grupit Parlamentar.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputetët ti shmangen debatit me opozitën dhe po ashtu debatit të brendshëm në PD pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentare./tvklan.al