Shtatë shqiptarë u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim si pjesë e një rrjeti të madh droge që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali. Kreu i këtij grupi është Robert Myftari 47 vjeç nga Vlora, i cili është në kërkim së bashku me Elton Hamzën.

Ndërsa të arrestuarit e tjerë janë Julian Bejdollari 43 vjeç, Aurel Kalari 53 vjeç, Ilirjan Zaimi 51 vjeç, Mariglen Duçellari 65 vjeç, Kleo Bregu 55 vjeç, Rexhino Muçaj 25 vjeç dhe Alban Koshi 53 vjeç të gjithë nga Vlora.

Ndërsa në Itali u arrestua Orhan Duçellari 46 vjeç nga Vlora. Ai do të ekstradohet në Shqipëri pasi arrestimi i tij u krye për llogari të Policisë së Shtetit.

Personat e këtij grupi kriminal akuzohen për trafik droge të kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pastrim parash, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Nga hetimet rezultoi se droga, pasi mbërrinte nga Shqipëria në Puglia, trafikohej në të gjithë territorin italian. /tvklan.al