Kur na ndajnë edhe disa orë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e listave për kandidatë për deputetë në KQZ, dy partitë më të mëdha në vend, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nuk kanë dorëzuar ende asgjë.

Mirëpo Klan News ka zbardhur disa emra që do të garojnë në zgjedhjet e 25 Prillit për selinë blu. Surprizë mbetet emri i Flutura Açkës. Sipas burimeve për Klan News, shkrimtarja do të garojë në Elbasan.

Ndërkohë demokratët kanë ruajtur një vend edhe për analistin Agron Gjekmarkaj. Ai do të garojë në Lezhë. Ndërkohë, Ina Zhupa do të jetë në listën e Vlorës./tvklan.al