Zbardhen rekomandimet e qeverisë për të luftuar kriminalitetin




Zbardhen rekomandimet e qeverisë për të luftuar kriminalitetin

20:47 18/06/2021

Këshilli i Ministrave vendos prioritete, rekomandime për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Këshilli i Ministrave ka vendosur disa prioritete ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për të luftuar kriminalitetin në vend. Nëpërmjet një raporti 26 faqesh, renditen një sërë rekomadimesh që kanë të bëjnë me: Lufta kundër korrupsionit, Lufta kundër krimit të organizuar, Respektimi i të drejtave të njeriut, Bashkëpunimi ndërinstitucional.

Lufta kundër korrupsionit duket se është problematika më e madhe me të cilën përballen institucionet ligjzbatuese në Shqipëri. Referuar një raporti të DASH të reflektuar dhe të ai i Këshillit të ministrave, sundimi i dobët i ligjit, korrupsioni dhe një shkallë e lartë e papunësisë janë drejtuesit kryesorë pas problemit të kontrollit të drogës në Shqipëri.

Sipas qeverisë shqiptare, fillimi i funksionimit dhe efektiviteti i Prokurorisë së Posaçme përbën një rol të padiskutueshëm në fushën e ndëshkimit të korrupsionit, të zyrtarëve të lartë dhe në gjyqësor, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave me origjinë kriminale.

Në rekomandimet e Këshillit të ministrave përfshihet edhe mbrojtja e prokurorëve nëpërmjet një Komisioni të Posaçëm që sipas ministrisë së Drejtësisë do të jetë një organizim i ri brenda KLP-së, ndërsa për prokurorët dhe gjyqtarët që nuk e kanë kaluar Vetting-un nuk do të shërbejë vetëm shkarkimi pasi raporti parashikon hetim ndaj tyre.

Këshilli i Ministrave bën disa rekomandime edhe për lehtësimin e procedurave të shqyrtimit të çështjeve duke kërkuar më shumë raste të gjykimit të drejtpërdrejtë, dënime alternative për persona me rrezikshmëri të ulët, si dhe më shumë trajnime për vepra penale me bazë gjinore.

Statistikat e prokurorisë përgjatë vitit 2019 dhe 2020 kanë qenë bazat e përgatitjes së këtij projekti.  Etilda Gjonaj ia ka përcjellë rekomandimet Prokurorit të Përgjithshëm ndërkohë brenda 1 muaji duhet të njohë dhe drejtuesit e prokurorive të të gjitha shkallëve dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, në një mbledhje të përbashkët.

Klan News





Të ngjashme