Kanë rifilluar reshjet e dëborës me intensitet të lartë edhe në Dibër. Aktualisht nuk raportohet për problematika në akset rrugore, ndërkohë që Policia u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes të shtuar.
Reshjet e dëborës janë prezente edhe në aksin Qafë Mali-Fierzë, Bulqizë, Rrugën e Kombit dhe në lartësitë mbi 1300 metra të qarkut të Korçës.
Në akset e Hani Hotit-Tamarë, Vermosh dhe Bogë-Theth për shkak të uljes së temperaturave dhe prezencës së ngricave në rrugë është bërë kriposja e tyre.
/tvklan.al