vrasja

Policia e Kurbinit ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, si të implikuar në përlasjen me armë të ndodhur mesditën e së mërkurës në Mamurras. Blutë bëjnë me dije se përveç Enrik Mamlit kanë përfunduar në pranga dhe Taulant Bebrri dhe Dorian Mamli.

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, vetëm disa minuta pas ngjarjes. Në kërkim janë shpallur Tom Mamli, Paulin Mamli dhe Gentjan Tafa, të gjithë banues në Mamurras.

Grupi hetimor i ngritur për këtë ka zbardhur shkaqet dhe dinamikën e konfliktit.

Burime nga policia konfirmuan se vëllezërit Tom, Paulin dhe Enrik Mamli kanë rrahur dhe goditur me sende të forta shtetasin Dorjan Mamli, kushëririn e tyre.

Ky i fundit kishte ndërhyrë për të negociuar konfliktin që kishte shtetasi Enrik Mamli me shtetasin Edmond Tafa, djalin e xhaxhait të Naim Tafes, viktima e djeshme.

Kushërinjtë janë grindur mes tyre dhe Enriku ka marrë disa dëmtime në trup, por jo me armë zjarri. Pas këtij zhvillimi pranë stacionit të trenit në Mamurras makina e vëllezërve Mamli është goditur nga pas nga makina ku lëviznin shtetasit Gentjan Tafa, Naim Tafa dhe Arjan Tafa, i cili ka ndërruar emrin në Taulant Bebri.

Kaq ka mjaftuar që pjestarët e dy fiseve të fillojnë të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit. Si pasojë ka mbetur i vdekur Naim Tafa 35 vjeç. Ndërsa janë plagosur Altin Coku, Idriz Tafa, Besim Xhetani.

Policia sqaron se tre nga të plagosurit nuk kanë lidhje me konfliktin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja kallashnikovi dhe 4 predha armësh të tjera zjarri. Automatiku iu kap shtetasit Enrik Mamli disa metra larg ngjarjes.

Janë ngritur dhe akuzat për personat që u përfshinë në konflikt.

Për tre vëllezerit Enrik, Paulin dhe Roland Mamli është ngritur akuza e vrasjes në rrethan cilësuese dhe armëmbatje pa leje. Për Taulnat Bebrin dhe Gentjan Tafën akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbatje pa leje.

Ndërsa për Dorjan Mamlin negociatorin për të shuar sherrin mes dy familjeve është ngritur akuza e moskallzimit të krimit.

Viktima Naim Tafa kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga italia ku kishte përfunduar dënimin me burg për akuzën e vjedhjes.

Ka dyshime se konflikti me vëllezërve Mamli dhe fisit Tafa ka lindur pikërisht në shtetin fqinj.

Tv Klan