Bukuria e çoi deri në fund qëllimin e ardhjes së saj në “Shihemi në Gjyq”. Pas një përballjeje të fortë me kushërirën dhe kunatën e saj, Nashiferin si dhe mbesën, Dorinën se prindërit janë braktisur ajo qartëson se e vërteta ka qenë ndryshe. Një kontribut në mbajtjen e tyre e ka dhënë Ferdi, bashkëshorti i ndjerë i Bukuries.

Bukurie: Dorina çfarë ke kërkuar nga unë dhe të kam refuzuar?

Nashifer: S’tha njeri për ty o Bukuri.

Bukurie: Më keni mohuar që prindërit, ti e di shumë mirë, Ferdi ka ardhur i ka marrë prindërit që të dy dhe kur ndërroi jetë nëna, ka ardhur ka marrë edhe babin. Pa mbushur vitin nëna, ndërroi jetë edhe babi.

Eni Çobani: Kanë ndërruar jetë te Bukuria.

Dorina: Unë jam rritur me gjysh dhe gjyshe. Si i pleqëroke ti, unë jam rritur te ti i bie?

Bukurie: Dorina, nuk dua të nxjerr më shumë! Po t’i them të vërtetat unë, ti del e humbur Dorinë e dashur!

Dorina: Pse do dal e humbur?

Bukurie: I dimë shumë mirë nga brenda! Unë i lutem Ilirit ta vërë dorën në zemër, ta dhurojë./tvklan.al