Zbardhet konflikti me armë në Cërrik, arrestohet autori (emri)


Zbardhet konflikti me armë në Cërrik, arrestohet autori (emri)

17:32 09/10/2018

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri ditën e djeshme në Cërrik dhe bashkëpunëtorin e tij. Të arrestuarit janë Stilian (Bruno) Hyseni 32 vjeç dhe Ilborjan Fezullahu 28 vjeç. 32-vjeçari Hyseni plagosi me armë 20-vjeçarin me iniciale G.K. me të cilin ka një konflikt të hershëm, si dhe dhunoi me sende të forta shokun e të plagosurit, J.R. 22 vjeç.

Për këtë të fundit, dje u raportua fillimisht nga policia se ishte i plagosur me armë. Sherri ndodhi në një berberhane, ndërsa të dyshuarit u arratisën pas ngjarjes. Fillimisht uniformat blu shoqëruan në komisariat shokun e të dyshuarve me iniciale A.Zh., për të cilin u mendua se kishte larguar nga vendngjarja me makinë dy të kërkuarit.

Nga hetimet rezultoi se A.Zh. nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje. Sipas policisë, dy të arrestuarit u arratisën në këmbë. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të gjetur armën e krimit. Ndërsa 20-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentative” si dhe Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

/tvklan.al




Të ngjashme