Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen e 30-vjeçarit të ndodhur mëngjesin e 28 Gushtit. Uniformat blu kanë identifikuar autorin dhe e kanë shpallur në kërkim. Ai është një 28-vjeçar me iniciale F.G.

Sipas policisë, mes dy personave ka pasur një konflikt për motive banale. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në rrugën “Tasim Shehu” në banesën e të plagosurit. Pas një sherri mes tyre, 28-vjeçari tentoi të vriste Andi S. duke e lënë të plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Autori, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, është në kërkim nga autoritetet. Ndërsa u arrestua i plagosuri, për shkak se në banesë iu gjetën disa doza heroinë. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. /

tvklan.al