Jo më shumë se 3 mijë emigrantë në Shqipëri në të njëjtën kohë
Zbardhet e plotë marrëveshja mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për emigrantët. Sipas dokumenti të publikaur në faqen e kryeministrisë, të titulluar ‘protokoll ndërmjetë qeverisë italiane dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e emigracionit’, kjo marrëveshje është bërë në kuadër të traktatit të miqësisë mes dy vendeve të nënshkruar në vitin 1995 si dhe duke patur parasysh problematikat që vinë nga flukset migratore të paligjshme.
Neni 3 i kësaj marrëveshjeje përcakton se shteti fqinj merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse të cilat parashikohen të ngrihen në Shëngjin dhe në Gjadër.
Neni katër është pika kryesore e këtij protokolli. Në të theksohet se Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e migrantëve. Kufiri maksimal i pritjes së të huajve do të jetë jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë.
Gjithashtu Italia do të përballojë çdo shpenzim për të strehuarit, duke përfshirë. Kostot e kujdesit shëndetësor dhe tjetër të parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare.
Po ashtu, në dokumentin e firmosur zyrtarisht nga Rama dhe Meloni të Hënën në Romë përcaktohet se afati maksimal i qëndrimit të një emigranti nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për procedurat e azilit dhe mbrojtjes. Në përfundim të procedurave, sipas nenit nëntë, është pala italiane kryen me shpenzimet e saj largimin e migrantëve nga Shqipëria.
Në aneksin 2 të zbatimit të marrëveshjes përcaktohet se pala shqiptare krijon pranë Thesarit të Shtetit një llogari të veçantë jofitimprurëse, me emërtimin “Fondi për rimbursimin e shpenzimeve të kryera në zbatim të protokollit italo-shqiptar, në kuadër të forcimit e bashkëpunimit për çështjet e migracionit”. Brenda 90 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të protokollit, pala italiane krediton shumën 16.5 milionë Euro në llogarinë e posaçme të thesarit për vitin e parë të zbatimit të protokollit.
Ndërsa në nenin 13 përcaktohet se ky protokoll do të hyjë në fuqi në datën e bashkërenduar nga palët me anë të shkëmbimit të notave verbale.
Protokolli do të mbetet në fuqi për 5 vjet. Me përjashtim të rasteve kur njëra nga palët i komunikon me paralajmërim të paktën gjashtë muaj përpara afatit të përfundimit qëllimin e saj për të mos e rinovuar këtë protokoll, ky i fundit do të rinovohet në formë të heshtur për një periudhë tjetër 5-vjeçare.
Klan News