7 janë personat përgjegjës për plagosjen e 2 vëllezërve mbrëmjen e 4 Tetorit në qytetin e Elbasanit. Autoritetet policore njoftuan mëngjesin e kësaj të marte arrestimin e një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, ndërsa thotë se po punojnë për kapjen e 6 të tjerëve. I arrestuari është një 23-vjeçar me iniciale M.M.

Mbrëmjen e 4 Tetorit, personat në fjalë akuzohen se plagosën me sende të forta dy vëllezër të moshës 24 dhe 21-vjeç. Shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Arrestimi i shtetasit M. M. u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim K. Xh., 38 vjeç, M. G., 27 vjeç, U. G., 22 vjeç,  E. T., 23 vjeç, B. H., 29 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, më datë 04.10.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet  e brendshme të një lokali, kanë plagosur duke i goditur me sende të forta shtetasit E. B., 24 vjeç dhe E. B., 21 vjeç (vëllezër), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit, e cila shton gjithashtu se puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim vijon./tvklan.al