Policia greke ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar të akuzuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2013. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është person me precedent të mëparshëm penal. “Kathimerini” raporton se ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe shkelje të qëndrimit në zonën Schengen.

Sipas hetimeve, është zbuluar se shqiptari është autori i dyshuar i vrasjes së një 91-vjeçari në vitin 2013 në Pire. Ai u identifikua nga disa gjurmë që u gjetën në shkallët e banesës së të moshuarit.

Më 20 Shtator 2013, 91-vjeçari u gjet i vdekur brenda një banese në ndërtim që ai e kishte marrë me qira në zonën e Pireut. Shqiptari kishte hyrë në banesë për të grabitur dhe e kishte goditur të moshuarin në kokë. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi në atë kohë se 91-vjeçari kishte humbur jetën si pasojë e goditjeve të rënda në kokë dhe në qafë.

/tvklan.al