Erison Gjeka dhe Ndue Mali, të dy 24 vjeç, sapo kishin dalë nga një lokal në lagjen Fermentim të Shkodrës dhe po lëviznin me një motoçikletë, kur një automjet është afruar paralelisht me ta në rrugë.

Drejt dy të rinjve është qëlluar disa herë nga Enton Dushaj, personi që ishte në mjetin nga ku dolën plumbat. Të dy janë plagosur dhe kanë shkuar vetë në spital. Në polici ata treguan emrin e atentatorit me të cilin kishin një konflikt.

Burime nga policia thanë se nuk përjashtohen përplasjet e hershme, pasi Erison Gjeka është nipi i Gjon Gjekës, i njohur ndryshe si “forti i Bardhajve” në Shkodër. Ai është ekzekutuar me armë në vitin 2003, ndërkohë që autorët nuk janë zbuluar ende.

Të dyja pistat po hetohen nga Policia e Shkodrës e cila zhvilloi aksion për arrestimin e autorit, por ai arriti t’i shpëtojë FNSH-së.

Tv Klan