[embeddoc url=”https://tvklan.al/wp-content/uploads/2016/04/watermark_2hsftuof_3jw0somm.pdf”]

 

Partia Socialiste konkretizoi të premten nismën për të paditur në prokurori ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me deklaratat e bëra prej tij për armatosjen e popullsisë në kushtet e mungesës së rendit dhe sigurisë. Kallëzimi penal u është dorëzuar në prokurori nga nënkryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Akuzat e ngritura nga PS ndaj ish-kryeministrit janë “thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “armatosje kundër rendit kushtetues”.

Por ish-kryeministri në një intervistë për ABC news thotë se në këtë deklaratë nuk ka asgjë antikushtetuese, ndërsa kujton vitin ’97, kur shqiptarët u vetëmbrojtën.

Berisha akuzon kren aktual të qeverisë të lidhur me grupet kriminale dhe në këtë pikë bën një apel.

Deklarata e ish-kryeministrit Berisha pak ditë më parë shkaktoi debat edhe në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, që kishte mbledhur firmat për ndjekjen penale të ish-kryeministrit.

Berisha u sqaroi në seancë dhe pas saj, se kishte bërë thirrje për armatosjen me ligj të shqiptarëve, si në Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Tv Klan