Policia ka mundur që të zbardhë plagosjen e një 33-vjeçari mbrëmjen e së premtes në Ksamil. Ngjarja ndodhi në një dhomë hoteli, ku dyshohet se Tauland Beqiri, 28 vjeç, i ka marrë plumbat nga pakujdesia.

Ndaj tij ka qëlluar një 28-vjeçar tjetër. Ai quhet Edison Vyzaj dhe është nga Shkodra.

Mendohet se e Vyzaj ka qëlluar aksidentalisht mbi Beqirin. Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia. Autoritetet kanë sekuestruar pistoletën.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al