Shpallen në kërkim 3 persona

Korçë-Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 7, ku u plagos me armë zjarri një 30-vjeçar. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 7, Korçë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Igli Qani, 30 vjeç, banues në Korçë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të tre autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje konkretisht shtetasve:

Luan Dulellari, 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, Elsjabo Dikolli, 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë dhe Eriskon Nana, 20 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, pasi janë konfliktuar fizikisht me Qanin, e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë plagosur me armë zjarri tip pistoletë, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e autorëve.