Mësim online për 14 ditë nëse 1 nxënës apo pedagogë me Covid

Vetëm afro 10 ditë  përpara fillimit të vitit akademik 2020-2021 zbardhet projekt-rregullorja e masave anticovid të Universitetit të Tiranës. Në rregulloren e Universitetit të Tiranës, të siguruar nga Tv Klan  thuhet se në rastet kur mësimi zhvillohet në auditor dhe një student rezulton i prekur me virusin e Covid-19, atëherë i gjithë grupi me të cilin ai zhvillon mësim kalon në mësim në distancë për 14 ditë, në varësi të situatës së tyre shëndetësore.

Po ashtu edhe në rastet kur një pedagog i infektohet me Covid-19 dhe ka dhënë mësim për studentët, këta të fundit kalojnë në mësim online për 14 ditë. Në të gjitha rastet thuhet në projektrregulloren e Universitetit të Tiranës, ambientet dezinfektohen pasi lajmërohen strukturat përkatëse.

Po ashtu në çdo auditor do të ruhet distanca prej 2 metra mes studentëve. Grupet do të jenë të ndara në disa nëngrupe dhe mësimi do të zhvillohet me turne. Maska do te jetë e detyrueshme të mbahet gjatë gjithë kohës. Po ashtu do të matet temperatura e studentëve në hyrje të fakultetit.

Tv Klan