Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, është takuar këtë të hënë me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale ajo ka zbuluar detaje se për çfarë është biseduar mes të dyve.

Në fokus kanë qenë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mënyrat sesi mund të thellohet bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pata një diskutim të shkëlqyer me kryeministrin Edi Rama për të vlerësuar progresin aktual në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe për të diskutuar mënyra të reja për të lëvizur përpara në bashkëpunimin tonë për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Shumë mundësi (por edhe punë e fortë) për bashkëpunimin tonë”, shkruan ajo ndërsa postimin e shoqëron me hashtagun “Krah për krah”./tvklan.al