13-vjeçarja, e cila mbrëmjen e së enjtes ndërroi jetë në spital, është vetëvrarë. Në këtë konkluzion ka arritur grupi hetimor që po hetonte vdekjen e së miturës, e cila u dërgua në spital nga babai i saj, me plagë në bark.

E mitura K. Brahaj, sipas policisë është vetëvrarë me armën e gjahut të babait të saj, Xhevat Brahaj.

Një grup hetimor i posaçëm u ngrit për ngjarjen në fjalë dhe pas këqyrjes në vendin e ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrjes së deklarimeve të familjarëve rezultoi se ajo ishte vetëvrarë.

Familja Brahaj jeton në zonën e Babrrusë dhe në momentin e ngjarjes, 13-vjeçarja ishte e vetme në shtëpi. Se çfarë mund ta ketë shtyrë të miturën të kryejë një veprim kaq ekstrem, kjo mbeten ende enigmë.

/tvklan.al