Një 20-vjeçar shqiptar, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e të atit, është lënë i lirë nga një gjykatë në Selanik të Greqisë. Ai u arrestua më datë 17 Shkurt, pasi babai i tij u gjet i pajetë në një park.

I riu u dyshua si autor i kësaj ngjarjeje, pasi mes tyre kishte pasur një konflikt. Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se 48-vjeçari, i identifikuar si Mirash L. nga Lezha, kishte humbur jetën si pasojë e atakut kardiak.

Sipas mediave fqinje, 20-vjeçari pranoi se kishte pasur një konflikt me të atin dhe se e kishte goditur me grushta, por gjithçka ishte mbyllur aty. I riu u la i lirë me detyrimin për t’u paraqitur në polici dy herë në muaj.

/tvklan.al