Apeli: U shtuan akuzat, por u gabua në rikualifikimin e veprës penale

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-Drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela, që e riktheu çështjen për rigjykim në Shkallë të Parë.

Gjykata vëren se kërkesa e Tahiri për ta shpallur të pafajshëm meqenëse Gjykata e Katanias nuk e ka hetuar apo dënuar, nuk e shfaqëson ish-Ministrin e Brendshëm në Shqipëri.

Gjykata e Posaçme e Apelit thekson se ka vendosur të rikthejë për shqyrtim dosjen, pasi akuza e kultivimit të kanabisit është kontradiktore pasi u shtua gjatë hetimeve nga prokuroria dhe duhen gjetur provat.

Gjithashtu gjykata vlerëson se Saimir Tahiri e Jaeld Çela janë dënuar për shpërdorim detyre, por për këtë akuzë dy të pandehurit nuk janë mbrojtur, pasi nuk u ishte komunikuar nga organi i akuzës. Sipas Apelit, Shkalla e Parë gaboi në rikualifikimin e veprës penale.

Këto gjetje të Gjykatës së Posaçme të Apelit, kanë bërë që çështja e Tahiri të rikthehet për rigjykim, pas 3 vitesh. Më herët Saimir Tahiri e ka quajtur të qëllimshëm dhe të padrejtë zvarritjen që po i bëhet hetimeve.

Tv Klan