Zbardhet vrasja e 23-vjeçarit në Fier, arrestohen dy persona

Zbardhet vrasja e 23-vjeçarit në Fier, arrestohen dy persona

08:38 13/08/2019

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit Florian Selimi. Ata janë S.S. 26 vjeç dhe K.M. 20 vjeç të dy banues në fshatin Sulaj.

Policia thotë se dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin goditën për vdekje me thikë 23-vjeçarin. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ndërsa dy të dyshuarit akuzohen për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Florian Selimi u gjet i vdekur mëngjesin e të hënës i hedhur në një kanal në anë të rrugës në fshatin Sulaj tek “Kthesa e Hamilit” në Fier.

Sipas bluve të Fierit, i riu ishte qëlluar disa herë me thikë, por goditjen fatale që i shkaktoi vdekjen e ka marrë në fyt. Në vendin ku u gjet viktima, policia ka sekustruar edhe makinën në pronësi të tij, që ishte ndaluar anës rrugës për shkak të një defekti. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT