Policia vuri në pranga Sajmir dhe Landi Mirin

Vellezërit Sajmir dhe Landi Miri, përkatësisht 39 dhe 18 vjeç janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se janë autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Indrit Ndoji, mbrëmjen e enjtes në Fushë-Krujë.

Sipas policisë, dy vëllezërit e kanë qëlluar 34-vjeçarin disa herë me një kaçavidë në këmbën e djathtë, plagë kjo që i ka shkaktuar dhe vdekjen për shkak të gjakderdhjes.

Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me 34-vjeçarin. Në konflikt e sipër, ata e kanë goditur me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar.

“Vetë vëllezërit Miri përpara hetuesve nuk e kanë pranuar krimin ndonëse burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se kanë prova që i implikojnë ata direkt në këtë ngjarje.”

Vojsava Kasalla: Ata nuk janë të përfshirë fare në këtë ngjarje. Ata nuk kanë dijeni fare në lidhje me ngjarjen dhe në lidhje me personin. Nuk kanë njohje fare me personin.

34-vjeçari Ndoji u gjet i pajetë mëngjesin e së premtes në një kanal në afërsi të banesës së prindërve të saj. Në momentin e vrasjes, Indrit Ndoj ka qenë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ pasi në 2021 është arrestuar nga Policia e Lezhës duke trafikuar emigrantë klandestinë.

Tv Klan