Zbardhet vrasja e Eri Zefit

Zbardhet vrasja e Eri Zefit

12:13 30/10/2019

Viktima u nxorr në pritë nga shoku i tij

Policia e Mirditës ka zbardhur ngjarjen ku mbeti i vrarë Eri Zefi, krimi i ndodhur më 2 Tetor pranë Rrugës së Kombit. Policia ka shpallur në kërkim Mikel Alian, i cili ishte shok fëmijërie me viktimën. Ai mendohet se ka nxjerrë në pritë Zefin.

34-vjeçari prej muajsh ruhej nga frika e gjakmarrjes. Kjo pasi, vëllai i tij, Ndue Zefi vrau në muajin Shkurt në Durrës fqinjin e tij, 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal.

Policia e Mirditës ka fokusuar hetimet pikërisht te pista e hakmarrjes. Për këtë vrasje akuzohen Mikel Alia dhe dy persona të tjerë që dyshohet se kanë vrarë Zefin, të cilët mendohet se fshihen në Kosovë.

I riu u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilave e kanë kapur në kokë. Ai dyshohet se u vra në një zonë tjetër dhe më pas trupi i pajetë u hodh në një kanal në fshatin Zall Xhuxhë, disa metra larg Rrugës së Kombit.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi