Autoritetet kanë arritur të identifikojnë trupin e gjetur të enjten në Fier, si dhe të zbardhin ngjarjen kriminale që fshihej pas saj.

Kështu, trupi i dekompozuar i gjetur pasditen e djeshme në afërsi të fshatit Daullas, i përket 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj, banues në qytetin e Fierit.

Ai rezultonte i zhdukur që prej muajit Qershor të vitit të shkuar dhe policia kishte nisur hetimet në Janar, pasi dyshonte se mund të ishte vrarë apo rrëmbyer.

E në fakt, ashtu siç konfirmon edhe vetë policia këtë të premte, Kreshnik Beqiraj ishte vrarë me sende të forta nga miku i tij, Albert Zekaj.

Pas vrasjes, 32-vjeçari nga Malësia e Madhe e kishte hedhur trupin e Beqirajt në vendin ku u gjet një ditë më parë.

Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë me sende të forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas”.

Vendi ku u gjet trupi i dekompozuar në Fier

Policia sqaron më tej se Beqiraj dhe Zekaj ishin njohur para 3 vitesh në Belgjikë dhe kishin ndarë edhe një shtëpi me qira në Fier.

32-vjeçari Zekaj e ka pranuar autorësinë, ndërsa policia ka sekuestruar edhe mjetet e përdorura për krimin, si çekiçin me të cilin ka vrarë 36-vjeçarin dhe batanijen e përdorur për të transportuar trupin e pajetë.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit, një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin; mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.”

Trupi i dekompozuar i Beqirajt u gjet pasditen e së enjtes në një kanal nga një bari i zonës, i cili njoftoi policinë. 

/tvklan.al