Zbardhet vrasja e Lazër Arrajt

Posta

Zbardhet vrasja e Lazër Arrajt

12:05 22/10/2019

U vra nga kushëriri për konflikte të vjetra

Një ditë pas vrasjes së Lazër Arrajt në fshatin Palaj të Shkodrës, policia ka zbardhur ngjarjen që i mori jetën 55-vjeçarit.

Blutë e Shkodrës kanë vënë në pranga 26-vjeçarin Marashaj Arraj që është edhe  kushëriri i parë i viktimës. Sipas policies, ngjarja ka ndodhur për konflikte të vjetra mes dy familjeve.

Lazër Arraj u gjet i vrarë në rrugë nga nipërit e tij që më pas lajmëruan policinë. 55-vjeçari banonte në Shkodër, ndërsa në fshatin e tij të origjinës kishte shkuar për të marrë zahiretë e dimrit.

Mbrëmjen e djeshme, fshati ku ndodhi vrasja, u blindua nga forca të shumta policie dhe në orët e para të mëngjesit të së martës identifikuan dhe vunë në pranga 26-vjeçarin Marash Arraj. Ky i fundit akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi