Ngjarja pas një konflikti të çastit mes të riut dhe autorëve

Dy javë pas ekzekutimit të efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Xhulio Prela, policia ka identifikuar autorët dhe ka shpallur në kërkim 2 persona. Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se, vrasja e 26-vjeçarit në rrugën Lezhë-Laç ka ardhur pas një konflikti të çastit mes tij dhe autorëve, emrat e të cilëve nuk bëhen ende publik për shkak të sekretit hetimor.

Për identifikimin e tyre hetuesit janë ndihmuar nga  pamjet filmike të kamerave të sigurisë  të bizneseve në zonën ku u vra i riu. Mësohet se, fillimisht është  identifikuar makina dhe më pas policia ka shkuar tek autorët duke i shpallur ata  kërkim.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 Dhjetorit, në kohën që Prela po kthehej nga Shkodra nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia. Ai u qëllua me një plumb në zemër që i shkaktoi edhe vdekjen, ndërsa ishte duke drejtuar  automjetin e tij tip Wolkswagen.

Në fillim u dyshua për një vrasje që lidhej me detyrën e tij, por duket se shkak është bërë një konflikt i çastit mes Prelës dhe autorëve.

Tv Klan