Zbardhet vrasja e Santiago Malkos

Zbardhet vrasja e Santiago Malkos

15:44 16/09/2019

I arrestuari Teta tregon emrat e autorëve

I arrestuari i vetëm për vrasjen Santiago Malkos u la në burg nga Gjykata e Tiranës. Blendi Teta akuzohet nga prokuroria se ka patur dijeni për ekzekutimin e ish-policit pasi është parë në kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes ditën që ka ndodhur vrasja. Teta ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet, por ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen.

39-vjeçari është arrestuar për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Por dëshmia e tij ka zbuluar emrat e autorëve dhe motivet e krimit.

Sipas hetuesve, Teta është parë në vendin e ngjarjes teksa lëvizte me një automjet tip “Skoda” në pronësi të bashkëjetueses së tij.

Ai ka treguar përballë hetuesve se ditën e vrasjes ka qëndruar nën shoqërinë e tre personave që dyshohen nga policia si autorët e krimit. Ata kanë qenë në një lokal në zonë e Freskut.

Teta ka dëshmuar se pasi janë ngritur nga lokali, ka kuptuar që tre shokët e tij i ishin vënë në ndjekje një makine BMË X5.

Kur ka kuptuar se ata kishin përgatitur një atentat, ka lënë makinën dhe është larguar drejt banesës së bashkëjetueses. Pak minuta më vonë ai ka mësuar për vrasjen nëpërmjet medias.

Policia i ka shpallur në kërkim tre të dyshuarit, por nuk i bën publik emrat e tyre për arsye hetimore.

Besohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti të vjetër të viktimës me autorët, për çështjen e disa lotove sportive.

Ish-polici u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 27 Gushtit në orën 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”. Njëra nga makinat e autorëve u gjet e djegur në fshatin Ferras, në periferi të Tiranës.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT