Në kërkim Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi

RENEA ka zhvilluar një operacion për arrestimin e Laert Haxhiut dhe Anterio Kaloshit në Lushnje, por që nuk ka rezultuar me sukses. Këta dy persona janë të akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, në Tetor 2017-s në këtë qytet.

Më herët është arrestuar autori i tretë në krim, Orges Bilbili, pasi një oficer policie i kërkoi lejen e daljes gjatë periudhës së karantinës dhe 30-vjeçari nxori armën.

Të 3 dyshohet se kërkonin të vrisnin nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin dhe shokët e tij. Nga të shtënat vdiqën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, të cilët sapo ishin kthyer nga jashtë shtetit.

Policia thotë se në bashkëpunim me prokurorinë, ka zbardhur me prova ligjore këtë vrasje, e cila u cilësua si “Masakra e Lushnjes”.

Gjatë operacionit, RENEA ka ushtruar kontrolle në 13 banesa, por Laert Haxhiut dhe Anterio Kaloshi nuk janë gjetur.

Tv Klan