Policia ka mundur të zbardhë vrasjen e 24-vjeçarit në Laç mbrëmjen e së mërkurës dhe të identifikojë autorin e dyshuar. Ai është 32-vjeçari me iniciale E.K. banues në Tiranë.

Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes të rinjve, dyshohet për një vend parkimi. Pas konfliktit verbal, mbeti i vrarë me armë 24-vjeçari me inicialr V.Sh.

Ndërkohë, grupi hetimor i policisë vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim. Ai akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë stadiumit të qytetit të Laçit. /tvklan.al